KRYEFAQJA » LAJME » PD paraqet platformën e saj ekonomike
Ekonomi, qeveria shpreson në rritje, ndërsa opozita thotë se po përkeqësohet

PD paraqet platformën e saj ekonomike

PD më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, pritet të prezantojë të hënën platformën e saj ekonomike.  Opozita thotë se plani i qeverisë ka dështuar dhe se gjendja në vend është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj ka nevojë për ndryshim.
Në fokus të programit ekonomik të opozitës në rast se ajo vjen në pushtet, qëndron ulja e ndjeshme e taksave si për bizneset, ashtu edhe për bujqësinë, propozimi për uljen e çmimit të energjise dhe falja pa kushte e kamatvonesave të energjisë.
Ditët e fundit kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar përjashtimin nga detyrimet për bizneset e vjegjël familjarë, zejtarët apo edhe vendosjen e çertifikatës për bizneset në të cilat është kryer kontrolli. Demokratët  e kanë akuzuar atë  se po kopjon programin e të djathtës.