KRYEFAQJA » LAJME » PD përplaset sërisht me OSHEE
PD përplaset sërisht me OSHEE

PD përplaset sërisht me OSHEE

PD e opozitës dhe OSHEE patën sërisht një përplasje në distancë. Edhe këtë radhë në fokus ishte një nga djemtë e deputetes socialiste, njëkohësisht nënkryetare e parlamentit Valentina Leskaj. Sipas PD, punonjësit e OSHEE, po trajnohen kundër stresit në punë me një fond prej 700 milionë lekë, fond që kryeministri Rama ja ka dhënë djalit të zonjës Leskaj. “700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor” tha nga selia e PD shefja e marrëdhënieve me publikun Grida Duma. “Ja ku janë dokumentat.700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve” këmbënguli ajo.
Por ka reaguar mjaftë ashpër OSHEE, e cila i konsideroi akuzat si skandaloze dhe shpifje. Ndërsa pranoi egzistencën e një projekti për trajnimin e punonjësve OSHEE deklaroi se ende nuk është firmos asnjë kontratë. “OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave. Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit” deklaron OSHEE.