KRYEFAQJA » LAJME » PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD ka propozuar qëndrimet e saj ndaj çështjeve të diskutueshme të Reformës në Drejtësi pas takimeve në Tiranë të ndihmësekretares Njuland.
Përgjigja e PD përmban kërkesën që për 3 kategori pozicionesh në strukturat e Vettingut, Komisionerët, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Dhomës së Apelit,aplikimet shpallen nga Avokati i Popullit. Ai ia dërgon më pas listën Kuvendit, proces ky që monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Komisioni Ad Hoc i Kuvendit shqyrton më pas këto kandidatura ku Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të dorëzojë dokumentacionin që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit sipas Ligjit të Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare.
Shqyrtimi dhe seleksionimi nga komisioni AD HOC i krijuar nga Kuvendi me 2 komisione, një me 12 anëtarë dhe një me 6 anëtarë me përberje 50 përqind me 50 përqind, çon në hartimin e 3 listave, përkatësisht me kandidatët për komisionerë, me kandidatët për komisionerë publikë dhe kandidatët për gjyqtarë.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni qe i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.
Propozimi duket që pavarësisht pjesëmarrjes, le jashtë vettingut rolin konkret të ndërkombëtarëve në proçes.