KRYEFAQJA » LAJME » PD: Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve; Bashkia : PD monument politik për vandalizmin dhe shkatërrimin
Ngjarjet e Liqenit Artificial, prokuroria nis hetimet

PD: Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve; Bashkia : PD monument politik për vandalizmin dhe shkatërrimin

PD e opozitës ka radiaklizuar protestat e saj ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ajo ka shfrytëzuar ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, për të sulmuar ashpër kreun e bashkisë. Pas disa protestave në fundjavë që shkuan deri në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë bashkiake, të hënën PD ishte përsëri në protestë. Në një deklaratë të shpërndarë me këtë rast vlerësohej se “Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit”. Opozita këmbëngul se kreu i bashkisë nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji, nuk ka projekt, nuk ka leje mjedisore, madje as studim mjedisor. Madje sipas saj ai “ka gënjyer kur tha që s’do pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë”. PD këmbëngul se zoti Velia po synon “t’i hapi rrugë pallateve brenda parkut që ky i ashtuquajtur “kënd lojerash” kale troje, po hedh beton në zemër të Parkut të Liqenit”.  PD i bën thirrje të përsëritur prokurorisë, “të veproje për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për këtë cështje nga PD dhe nga qytetarët” . Ajo i bën “… thirrje çdo qytetari të Tiranës të bashkohet në luftën ndaj kesaj padrejtesie, për femijët tanë, për veten tonë, për të ardhmen tone!” nënvizon deklarata e PD që i paraprin protestë së saj tek Parku i Liqenit. Ka patur përplasje të forta mes protestuesve të PD që udhëhiqeshin nga deputetët e saj  dhe policisë. Disa nga deputetët lëshuan edhe deklarata kërcënuese.
Nga ana e saj Bashkia e Tiranës reagoi ndaj akuzave duke deklaruar se “PD qëndron e vendosur të hyjë në histori si monument politik për vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës publike”. Ajo i konsideron “hipokrizi patetike deklaratat e PD-së”, dhe kujton se “ishte pikërisht qeverisja e djathtë vendore që lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në park”. Deklarata kujton se ishte kreu aktual i PD Lulzim Basha, ish kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili ka dhënë leje për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në Digën e Liqenit. sot kinse përdëllehet për Parkun”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës. Ajo akuzon PD pë atë që e cilëson vandalizimi politik, duke shkatërruar disa projekte publike gjatë kohës që ishte në pushtet. “Historia, vijon deklarata, nuk do na falë nëse e lëmë Tiranën si në mesjetë prej një bande vandalësh”. “Jam i bindur se veç puna na nxjerr në dritë, e ndaj veç me punë do t’i përgjigjemi dhunës” nënvizon deklarata e Bashkisë së Tiranës.
Ndaj akuzave të opozitës ka reaguar me ironi kryeministri socialist Edi Rama. “Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë#VajmedetPD” shkruan zoti Rama në Fejsbuk.