KRYEFAQJA » LAJME » PD : PS rrefuzon të zbatojë marrëveshjen
PD amendamente të reja në prag seancës për vettingun

PD : PS rrefuzon të zbatojë marrëveshjen

Partia Demokratike hodhi poshtë akuzat se bllokimi i ndodhur orët e fundit vjen prej saj, ndërsa akuzon PS se po refuzon të zbatojë marrëveshjen. PD me anë të një reagimi të shpërndarë afër mesnatës, shprehet se rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani, që të hënën në mbrëmje kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Keshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial. Sipas saj kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për tu kthyer në formulën e votës së vetme te transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik, vlerësohet në reagim.