KRYEFAQJA » LAJME » PD: Rama fajtor për aksidentet
PD: Rama fajtor për aksidentet

PD: Rama fajtor për aksidentet

Aksidenti tragjik i ndodhur të enjten në mesditë në Dibër, ku humbën jetën tre persona dhe një i katërt mbeti i plagosur, por edhe disa aksidente të ditëve të fundit, e ka shtyrë PD të akuzojë qeverinë dhe drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama, si përgjegjës për atë që kjo parti e cilëson si dëshmi e kaosit total në rrugët e vendit dhe mungesën e theksuar të sigurisë. “Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh, tha në një deklaratë deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj. Sipas saj “Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen çdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit. Zonja Mataj tha se ndërsa “Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij”. “Pse? Sepse është koha e korrjes së drogës, dhe është momenti i miliona eurove që merren nga hambarët e hashashit në gjithë vendin, dhe ky është interesi i tyre i vetëm”, tha deputetja e opozitës.
Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë pasiguri kryeministrin Edi Rama, që sipas saj “…e ka braktisur “de facto” mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi. Shqipëria do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë pa Edi Ramën” tha deputetja e PD Hajdarmataj.