KRYEFAQJA » LAJME » PD: Rama po sulmon prokurorinë dhe mbron krimin
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD: Rama po sulmon prokurorinë dhe mbron krimin

PD akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se po sulmon prokurorinë, dhe se në krye të përgjimeve të paligjshme po përpiqet të mbrojë krimin. Deklarata e demokratëve erdhi pasi zoti Rama i kërkoi ndjesë qeverisë italiane lidhur me përfshirjen në çështjen e pezullimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë, ndërsa i cilësoi veprimet hetimore të prokurorisë shqiptare si makinacion të rëndomtë politik. Për opozitën letra e zotit Rama kundër prokurorisë është “… një letër tipike nga ato që bën për Elvis Rroshin, pikërisht pasi drejtësia kapi në shkelje të ligjit Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe disa vartës të tij, për përgjimet e paligjshme”. Sipas opozitës “Edi Rama duhej sot ti kërkonte ndjesë popullit të tij, qytetarëve, sepse u vërtetua që pajisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme dhe është përdorur në mënyrë të paligjshme” ndërsa ka kërkuar me zor ta bëjë qeverinë italiane në këtë krim shtetëror. PD vlerëson se “Edi Rama duhej sot të dorëzonte Saimir Tahirin, e të hiqte kështu pengesën që ka drejtësia për të bërë hetim të plotë e të gjithanshëm për këtë skandal mbi skandalet”, ndërsa ai “Sulmon institucionin e prokurorisë, sulmon drejtësinë, vetëm e vetëm për të mbrojtur paligjshmërinë dhe krimin shtetëror”.