KRYEFAQJA » LAJME » PD: Rama vazhdon të mbrojë Roshin
PD: Rama vazhdon të mbrojë Roshin

PD: Rama vazhdon të mbrojë Roshin

Partia Demokratike e opozitës i kërkoi kryeministrit Edi Rama të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me deklaratat kontradiktore për dorëheqjen të ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshin. Më parë zoti Rama ka deklaruar se mandati i zotit Rroshi ka përfunduar, por ky i fundit vetëm pak ditë pasi kishte deklaruar dorëheqjen tha se kishte siguruar dëshminë e pastërtsë së tij nga autoritetet italiane dhe se ishte i gatshëm të rikthehej në detyrë . Në deklaratën e lexuar nga Enkelejd Alibeaj, zyrtar i lartë demokrat, PD e pyet kryeministrin nëse i qëndron deklaratës së bërë prej tij më 31 maj, që e shpalli të përfunduar mandatin e Rroshit apo i qëndron deklaratës së Rroshit, të bërë më 3 qershor, se ai kthente mendje se nuk do të dorëhiqej nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Në fakt zoti Rama ende nuk e deklaruar zyrtarisht shkarkimin e ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës. “Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit” vlerëson nga ana e saj opozita.