KRYEFAQJA » LAJME » PD sërisht akuza për korrupsion ndaj ministrit Beqa
PD sërisht akuza për korrupsion ndaj ministrit Beqa

PD sërisht akuza për korrupsion ndaj ministrit Beqa

Partia Demokratike e opozitës sërisht ka denoncuar të premten një tjetër aferë korrupsioni sipas sas të ministrit të Shëndetësisë, Ili Beqa. Në një deklaratë, të deputetes demokrate Albana Vokshi njëherësh kryetare e komisionit parlamentar të shëndetësisë, sërisht bëhet fjalë për firmën që ka fituar kontrollin e popullsisë për një periudhë 10 vjeçare me vlerë 120 milion euro. Sipas deputetes Vokshi, rreth 100 mijë persona figurojnë sikur kanë bërë kontrollin mjekësor, ndërsa firma ka përfituar mbi 1 milion e 200 mijë euro.”Kjo është një vjedhje skandaloze, kriminale e parave të shqiptarëve.Një fakt tronditës, për të cilin Edi Rama dhe Beqa i tij duhet të japin llogari. Prokuroria duhet të veprojë para këtij korrupsioni me këto përmasa dhe lehtësisht të verifikueshëm” tha deputetja Vokshi. Tashmë pritet deklarata e zot Beqja, i cili si dhe më parë i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion në ministrinë që ai drejton.