KRYEFAQJA » LAJME » PD: Tahirin mbron trafikantët! Ministri: SHQUP nuk ka kufi mediokriteti e makutërie
PD sulmon Tahirin: Po mbron trafikantët!

PD: Tahirin mbron trafikantët! Ministri: SHQUP nuk ka kufi mediokriteti e makutërie

PD e opozitës ka ndërmarrë një tjetër sulm të ashpër ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në një deklaratë të saj bëhet e ditur se “Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet, por i bën karshillek ligjit nga zyrat shteterore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë”. “Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo?” pyet opozita. Sipas saj rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është edhe kryelajmi mediave rajonale dhe botërore. Deklarata e PD duke ju referuar mediave ndërkombëtare dhe policisë greke shënon se “vetë policia shqiptare i është justifikuar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me me politikanë të nivelit të lartë””. Me anë të deklaratës PD e opozitës kërkon largimin e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe vënien e tij para drejtësisë “si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit”.

Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar ministri i brendshëm Tahiri. “Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutërie politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtetë kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët???” tha ai. Ndërkaq personi i cili përmendet nga PD, ka dalë në disa media dhe ka deklarur se e konsideronte gjithçka si politike dhe se do t’i drejtohet gjykatës për ato që aii ka quajtur shpifje të PD.