KRYEFAQJA » LAJME » PD: Thellohet “Afera e Check-up-it”
PD: Thellohet "Afera e Check-up-it"

PD: Thellohet “Afera e Check-up-it”

E cilësuar si “Afera e Check-up-it” është rrinxjerrë sërisht në skenë nga Partia Demokratike e opozitës. Deputetja edemokrata Albana Vokshi, deklaroi të hënën se qeveria ka rritur fashën e grupmoshës nga 35-75 vjeç për check-up-in, për tu dhënë miqve të saj më shumë para. “Edi Rama flet për rritje pagash, por në fakt ka hapur thesin për donatorët dhe miqtë e tij. Me 12 tetor, Rama ka vendosur ti japë Vilma Nushit edhe 5 milionë Euro më shumë në vit” tha zonja Vokshi. Sipas deputetet së PD ky vendim është bërë pa asnjë studim, dhe pa të dhënat klinike, shkencore, epidemiologjike. Opozita këmbëngul se kjo është një skemë e dështuar dhe qytetarët e kanë refuzuar. Sipas saj gjithçhka ndodh kur “Spitalet dhe kujdesi parësor janë zhytur në mjerim, sepse paratë që duhet të shkonin për barna, kura, pajisje, mjete për shëndetin e shqiptarëve, zhduken në xhepat e Vilmës, dhe Beqes e Ramës”. PD i bën thirrje prokurorisë “…të mos trembet nga shantazhet e kryeministrit, por të thellojë hetimet të veprojë konkretisht për këtë histori të pashembullt korrupsioni me fondet e shëndetit, me paratë e shqiptarëve” nënvizon në deklaratën e saj zonja Vokshi deputete e PD.