KRYEFAQJA » LAJME » PD vendos: 10 ditë jashtë parlamentit bashkë me Berishën
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD vendos: 10 ditë jashtë parlamentit bashkë me Berishën

Grupi parlamentar i PD-së vendosi të bojkotojë për 10 ditë punimet e parlamentit, si një reagim ndaj vendimit të Byrosë Parlamentare për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga seancat plenare. Në seancën e fundit zoti Berisha bëri thirrje për armatosjen e qytetarëve për t’u mbrojtur, ndërsa tha se qeveria është kthyer në organizatë kriminale. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti të padrejtë përjashtimin e Berishës dhe një hakmarrje të Edi Ramës “për denoncimin e megaskandalit me Shullazin”. Opozita thotë se deklaratat e Berishës synonin një propozim ligjor për paisjen e qytetarëve me armë, por maxhoranca e ka konsideruar thirrje antikushtetuese dhe i ka kërkuar prokuorisë që ta marri ish kryeministrin të pandehur.
Kjo ngjarje ka ashpërsuar edhe më tej klimën politike në Shqipëri. Debati ka risjellë edhe njëherë historinë e dhimshme të vitit 1997, kur ndërsa zoti Berisha ishte në krye të shtetit, vendi u përfshi nga trazirat e dhunshme civile, që shoqëruan rënien e skemave piramidale. Në atë kohë shumica e shqiptarëve humbën jo vetë kursimet e jetës, por edhe shumë nga familjarët e tyre të dashur. Vendi përjetoi një tmerr të paparë nga përdorimi i pa kontrolluar i armëve që ranë në duart e popullatës pas hapjes së dhunshme të depove të ushtrisë.