KRYEFAQJA » LAJME » PDIU mbyll fushatën për zgjedhjet në parti
PDIU mbyll fushatën për zgjedhjet në parti

PDIU mbyll fushatën për zgjedhjet në parti

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbyllur fushatën për zgjedhjet në parti, të cilat do zhvillohen në datën 21 maj. Edhe nga qyteti i Pogradecit kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi ftoi shqiptarët të anëtarësohen në PDIU, në mënyrë që të ndryshojnë politikën, që në Parlament të mos diskutohet për hallet e problemet e qytetarëve.

Në zgjedhjet e 21 majit do të jenë dy kandidatë për kryetarë të PDIU-së. Z. Shpëtim Idrizi, kryetari aktual i PDIU-së dhe z. Halil Hyseni që mban postin e zëvendësministrit të jashtëm. Përpara se të shkojnë në votim, ditën e shtunë, ata do ti prezantohen publikut me platformat e tyre, në një dëgjesë publike e cila do të mbahet në 19 maj.