KRYEFAQJA » LAJME » PE-Miratoi projekt rezolutën për shqipërinë

PE-Miratoi projekt rezolutën për shqipërinë

Reforma në Drejtësi, mbetet parakushti për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Një ditë pasi Parlamenti europian miratoi projekt-rezolutën që vlerëson progresin e vendit, kryetari i delegacionit shqiptar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Taulant Balla, tha se pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtare është që politika në Tiranë të mos humbe kohë për miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Gjithashtu Balla tha se korrupsioni dhe çështja e dekriminalizimit mbetet të tjera çështje që duhet të përmbushe vendi. Parlamenti Europian miratoi projekt rezolutën për shqipërinë, duke vlerësuar progresin e bërë.