KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PE rezolutë për Britaninë: Aktivizo sa më parë nenin 50 të Lisbonës dhe largohu
STRASBOURG, FRANCE - MAY 12:  People make their way into the European Parliament during a rain storm on May 12, 2016 in Strasbourg, France.  The United Kingdom  will hold a referendum on June 23, 2016 to decide whether or not to remain a member of the European Union (EU), an economic and political partnership involving 28 European countries, which allows members to trade together in a single market and provide free movement across it's borders for cirtizens.  (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

PE rezolutë për Britaninë: Aktivizo sa më parë nenin 50 të Lisbonës dhe largohu

Seanca e sotme e Parlamentit Europian u karakterizua nga deklarata të hidhura, ku figura qëndrore e fushatës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, lideri i Partisë Britanike të Pavarësisë, Nigël Ferixh u tall, u quajt gënjeshtar, biles u arrit deri aty sa u akuzua si përdorues i propagandës naziste. Por Ferixh u tha anëtarëve të Parlamentit Europian që si projekt politik, ata janë në kundërshtim, biles i akuzoi ata se nuk kanë bërë asgjë të hajrit gjatë gjithë jetës së tyre. Në fillim të seancës, kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, i kërkoi qeverisë britanike të sqarojë pozicionin e saj. Junker gjithashtu, tha se vullneti i popullit britanik duhet të respektohet, duke marrë edhe duartrokitjen e Ferixh, i cili ishte një nga mbështetësit kyç të daljes së vendit të tij nga Britania. Por duke iu drejtuar Ferixh, Junker tha: “Ju luftuat për daljen dhe populli britanik votoi në favor të saj. Pse jeni këtu atëherë? Të tjerët shkuan më tej. Ish-kryeministri belg Gai Verhofstad, tha që zoti Ferixh ka përdorur propagandë naziste gjatë fushatës, duke iu referuar një posteri me pamjet e refugjatëve. Ndërsa për Boris Xhonson, ai u shpreh se ishte një njeri egoist i përgatitur të bëjë gjithçka vetëm që të emërohet kryeministër i Britanisë. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PPE-ve, Manfred Ueber, iu drejtua Ferixh duke i thënë: “Kërkoji falje britanikëve, turp të të vijë!” Në fund të seancës, parlamenti votoi në favor të një mocioni që i kërkon Britanisë të aktivizojë menjeherë nenin 50 të traktatit të Lisbonës dhe të largohet.