KRYEFAQJA » LAJME » PE rezolutë për Maqedoninë
PE rezolutë për Maqedoninë

PE rezolutë për Maqedoninë

Me 404 vota pro, 74 kundër dhe 29 abstenime, Parlamenti Evropian votoi të enjten rezolutën për Maqedoninë, të përgatitur nga eurodeputeti Ivo Vajgl. Dokumenti i votuar përmban një udhëzim shtesë, i shtati me radhë, për Këshillin e Evropës për të nisur bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, udhëzimi është i kushtëzuar. Në dokument thuhet se vendi duhet patjetër të dalë nga rruga qorre e deritanishme, të mbajë zgjedhje të drejta dhe demokratike sa më shpejt që mundet, t’i kthehet rrugës së zbatimit të reformave për të hequr të gjitha pengesat për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Raportuesi Vajgl tha se Maqedonia gjendet në një kohë kritike, jo vetëm nga pritja e gjatë si kandidate për në BE, por edhe nga ballafaqimi me mijëra refugjatë në kufirin e saj. Me këtë rezolutë, u bëhet thirrje udheheqesve politike që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Përzhinos dhe reformat, që do t’i ndihmojnë vendit të tejkalojë krizën politike dhe të organizojë zgjedhje të lira dhe të drejta më 5 qershor. Megjithatë, eurodeputetët shfaqen shqetësimin e tyre për korrupsionin e gjerë, sidomos në administratën shtetërore, ne prokurimin publik, si edhe për financimin e partive politike.