KRYEFAQJA » LAJME » Mijëra pelegrinë në malin e Tomorrit
Pelegrinë të shumtë në malin e Tomorrit

Mijëra pelegrinë në malin e Tomorrit

Mijëra peligrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe gjithë bota do të udhëtojnë gjatë këtyre ditëve drejt malit të shenjtë të Tomorrit, ku besimtarët bektashinjë kremtojnë festën e tyre të përvitshme. Numri i pelegrinëve që mbërrijnë në malin e Tomorrit për të kremtuar ditën e shenjtë të bektashinjve pritet të arrijnë kulmin me datën 22.

Në përgjigje të fluksit të madh të vizitorëve , për të shmangur numrin e aksidenteve dhe parandaluar ngjarjet kriminale Drejtoria vendore e Policisë Berat në bashkëpunim me komisariatet Kuçovë, Skrapare Ura Vajgurore ka një plan të detajuar masash për zbatim.

Dashamir Bendaj, shefi i rendit, pranë Drejtorisë Vendore Berat bëri me dije se më i përqendruar shërbimi i uniformave blu do të jetë përgjatë akseve rrugore me ngarkesë më të madhe si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Në pritje të kësaj dite të shënuar për bektashinjtë, kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve ka hapur dyert e Teqesë së Kulmakut, ku përqëndrohen të gjitha rritet dhe faljet e festës.