KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi: Europa mbetet destinacioni i vetëm

Peleshi: Europa mbetet destinacioni i vetëm

Zëvëndëskryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi, ka komentuar rezultet e referendumit në Britaninë e Madhe, për daljen e vendit nga BE. Duke sjellë në vëmendje se pikërisht sot mbushen 2 vjet nga dita e pranimit të Shqiperisë si vend kandidat i BE-së, zoti Peleshi thotë se Europa mbetet destinacioni i vetëm. Lajmi i BREXIT, padyshim ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e BE. Projekti i Europës për ne shqiptaret dhe popujt e tjerë aspirantë në Ballkan është dhe mbetet ëndrra dhe destinacioni i vetëm. Kthimi i këtij projekti në një frymëzim për te gjitha popujt e Europës, është një sfidë e përbashkët ” shkruan zëvëndëskryeministri Peleshi në rrjetet sociale.