KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi, mazhoranca po pret konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi

Peleshi, mazhoranca po pret konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi

Një ditë para se grupet parlamentare të shprehin qëndrimin e tyre për reformën në drejtësi, një proces i cili po vëzhgohet edhe nga ndërkombëtarët, zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, ka kërkuar që reforma në drejtësi të miratohet sa më shpejt. Zoti Peleshi tha nga qyteti i Korcës se mazhoranca po pret konsensusin e opozitës për reformë në drejtësi , e cila do të jetë një e mirë jo vetëm për investitorët e huaj por edhe për ata shqiptare.