KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi në OKB: Rruga dhe sfidat e Shqipërisë për një zhvilim të qëndrueshëm
Peleshi në OKB: Rruga dhe sfidat e Shqipërisë për një zhvilim të qëndrueshëm

Peleshi në OKB: Rruga dhe sfidat e Shqipërisë për një zhvilim të qëndrueshëm

Në debatin e nivelit të lartë në Kombet e Bashkuara mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, zëvendëskryeministri shqiptar Niko Peleshi, ka paraqitur rrugën dhe sfidat e Shqipërisë. Duke e vënë theksin tek nevoja e forcimit të vlerave të shoqërisë demokratike, zoti Peleshi tha se përforcim i zotërimit të ligjit, rritja e performancës ekonomike, mirëqënia për njerëzit, thellimi i harmonisë shoqerore me bazë të gjerë, janë synimet. “Si themele te rruges sone te zhvillimit, kohezioni social, bashkjetesa fetare dhe bashkepunimi jane asetet kryesore te shqiptareve, kudo ku ata jetojne” tha zoti Peleshi. Zëvendëskryeministri Peleshi tha se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe sociale, si elemente themelore për përparimin e vendit.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zevendeskryeministri shqiptar Niko Peleshi ju bashkua 170 liderëve botërorë duke nënshkruar në emër të Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike, në një ceremoni të zhvilluar me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.