KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi priti sot delegacionin e Qeverisë së Republikes Federale të Gjermanisë
Peleshi priti sot delegacionin e Qeverisë së Republikes Federale të Gjermanisë

Peleshi priti sot delegacionin e Qeverisë së Republikes Federale të Gjermanisë

Gjermania do të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë për nxitjen e investimeve në sektorë strategjik si turizmin, bujqësinë, transport dhe infrastrukturë, e kombinuar me nxitjen e punësimit dhe trajnimit profesional. Gjatë një takimi të zhvilluar në ambjentet e kryeministrisë ndërmjet zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe delegacionit të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë u diskutua për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në vend.

Përfaqësuesi i delegacionit gjerman Shatshnajder tha se nëpërmjet këtij takimi po kërkojmë rrugë ,përmes të cilave të përshpejtojme edhe më shumë përmbylljen e programeve të përbashkëta. Kontributi 25-vjecar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliard Euro duke u kthyer në partnerin tonë më të madh bilateral.

Në konteksin ballkanik Procesi i Berlinit i iniciuar nga Kancelarja Merkel në zhvillimin e tregut të përbashkët energjitik është tepër i rëndësishëm. Në bisedë u fol për realizimin e projekteve të infrastrukturës rajonale si linja e interkonjeksionit me Maqedoninë, një investim me vlerë prej 64 milion Euro.