KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi: Qeveria po përgatit një program shumë agresiv në mbështetje të bashkive
Peleshi: Qeveria po përgatit një program shumë agresiv në mbështetje të bashkive

Peleshi: Qeveria po përgatit një program shumë agresiv në mbështetje të bashkive

Qeveria shqiptare është duke përgatitur një program shumë agresiv në mbështetje të bashkive. Deklarata ka ardhur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë një konference ku u vlerësua si mjaftë i çmuar kontributi i UNDP në Shqipëri. “Ne besojmë që vendi yne ka shumë nevoja dhe ka potencial të madh, por decentralizimi dhe reforma nuk janë përgjigjia finale. Ne nuk fshihemi prapa decentralizimit, por do të ecim bashkë me të dhe do të ndërtojmë një program shumë agresiv të mbështetjes së bashkive” tha zoti Peleshi. “Le të ecim në dy korsi, korsia e parë është ajo e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Korsia e dytë, është ajo e projekteve të drejtpërdrejta” nënvizoi ai.
Nga ana e tij ministri Bledi Çuçi tha se “Rezultatet e reformës administrative territoriale kanë dalë në pah menjëherë”. Ai theksoi se partneriteti tashmë është i domosdoshëm që të përkrahim qeverisjet vendore.