KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi: Të ruajmë ekuilibrat e natyrës për të shmangur rreziqet!
Peleshi: Të rujamë ekuilibrat e natyrës!

Peleshi: Të ruajmë ekuilibrat e natyrës për të shmangur rreziqet!

Gjatë inspektimit në punimet e argjinaturave mbrojtëse pranë lumit Vjosë në zonën e Bishanit në Novoselë të Vlorës, Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se është jetike të krijohet një mardhënie e re me natyrën, pa prishur ekuilibrat e brishta të saj, e pa kaluar caqe që na kthehen në rrezik të përditshëm. Zoti Peleshi tha se  për shkak se prej vitesh kemi shkelur vijën e kuqe në mjedis, duhet të kursejmë më tepër për të nesërmen, kursime  të cilat duhet ti investojmë në mënyrë më të përgjegjshme dhe të menduar. Në 10 vitet e fundit përgjatë bregut fushor të lumit Vjosë, ka patur mjaftë përmbytje. Riparimi i dëmeve në argjinaturën e Selevecit (7km) dhe ai i Novosejës janë pjesë e 17 projekteve në të gjithë Shqipërinë, pjesë e programit për mbrojtjen nga përmbytjet, me mbështetje financiare prej Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare. Në zonën e Novoselës përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë afro 12 mijë banorë ndërsa si rrjedhojë e këtyre projekteve të këtij programi përfitojnë rreth 160 mijë banorë në të gjithë vendin.