KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pengmarrje në Rubè të Francës
france pengmarrje

Pengmarrje në Rubè të Francës

Autoritetet e Francës lajmeruan se policia i dha fund një pengmarrjeje gjatë natës duke vrarë një person të armatosur, i cili kishte rrëmbyer disa njerëz në qytetin Rubè pranë kufirit me Belgjikën. Policia saktësoi se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin. Personi i vrarë ishte pjesë e nje grupi që rrëmbyen një menaxher banke dhe familjen e tij në kërkim të parave. Forcat e policisë speciale gjatë ndërhyrjes vranë një nga autoret dhe arrestuan një tjetër kurse disa arritën të largoheshin. Kanë nisur hetimet për gjetjen e të implikuarve të tjerë.