KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peniani bën provë bërthamore me fuqi 10 kiloton

Peniani bën provë bërthamore me fuqi 10 kiloton

Një provë bërthamore është bërë sot nga Koreja e Veriut “është më i forti deri tani, pak më i dobët se shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima”. Këtë e bënë të ditur burimet ushtarake të Seuli të cilat transmetohen nga mediat ndërkombëtare.

Forca e çliruar nga kjo provë e pestë e Penianit, shpjegoi agjencia meteorologjike koreanojugore, ishte e barabartë me 10 kiloton (15 kiloton ajo e Hiroshimës). Kjo provë e re ka treguar se kokat “mund të montohen në raketa luftarake strategjike”, sipas televizionit shtetëror koreanoverior KCTV. Ky kanal thekson se këto koka bërthamore mund të “prodhohen në sasi të mëdha dhe me forma të ndryshme”.