KRYEFAQJA » LAJME » Pensionet e majme të gjyqtarëve dhe prokurorëve
ministria-e-financave, pagat e gjyqtareve, prokuroret, pensionet, reforma ne drejtesei

Pensionet e majme të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Buxheti i shtetit nuk rrezikon vetëm nga fatura financiare e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 4.5 mld-ve të kërkuara për paga nga komisioni i posaçem i reformës i shtohet edhe fatura e pensioneve të tyre. Në llogaritjet e ministrisë së financave pensionet për magjistratët krijojnë një defiçiti prej 32 mld lekësh. Nga ana tjetër ekspertët e ministrisë ngrejnë si shqetësim propozimin për pensionin suplementar, që sipas tyre bie ndesh me logjikën dhe parimet e pensioneve.

Krahas faturës financiare 4.5 mld lekë për paga dhe sigurime shoqërore për gjyqtarët dhe prokurorët, buxhetit të shtetit i shtohet një tjetër shumë e majme për pensionet e tyre. Drafti i komisionit të reformës në drejtësi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i propozon ministrisë së financave që magjistratët të kenë pension pleqërie të njëjtë me atë të ligjit bazë, por në përfitime dhe vlera tepër të larta.

Sipas përcaktimit të projetkligjit për çdo vit shërbimi, përfitohet 1.5 % e pagës si pension suplement dhe masa shkon në 60% të pagës për 65 vjeçarët dhe 67.7 % për 70 vjeçarët.”

Në përllogaritjen e financave nga ky propozim krijohet një defiçit prej 32 mld lekësh për 1000 persona me pagë mesatare 300 mijë lekë të reja. Nga ana tjetër, ekspertët e ministrisë së financave evidentojnë si problem propozimin e komisionit për pensionet suplementare. Drafti për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i bën këta të fundit përfitues të një pensioni në vlerë më të lartë se paga neto në kohën gjatë punësimit.

Referuar ketij percaktimi rezulton qe Magjistrati perfiton nje pension ne vlere me te larte se paga neto kur ai punonte ( 46-50% e pages maksimale – pension pleqerie plus 60% pension shteteror suplementar) gje e cila bie ndesh me parimet e ligjit aktual.”

Por duket se problematika thellohet edhe më shumë pasi ministria e financave thote se ky propozim bie ndesh me logjikën dhe filozofinë e pensioneve.

Magjistrati përfiton pension shtetëror suplementar familjar, sipas ëetij përcaktimi :

. 60% për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues

. 30% per çdo fëmijë

Referuar këtij përcaktimi rezulton që magjistrati përfiton:

. një pension prej 90% të pages referuese, që është rreth 15-20% më e lartë se paga neto gjatë punësimit

. një pension 110% të pagës referuese kur ka dy femijë.

Në këto vlerësime evidentohen lehtë qëndrimet e kundërta mes ministrisë së financave dhe hartuesve të projektligjit, të cilët do të duhet të rishikojne propozimet për paga dhe pensionet e gjyqtarëve dhe prokuroreve përpara çeljes së diskutimeve ne komisionin pergjegjës.