KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Justin Timberlake, do të pëshëndesi Eurovizionin në Stokholm
eurovizion, i ftuar special, justin timberlake, nata finale

Justin Timberlake, do të pëshëndesi Eurovizionin në Stokholm

Për herë të parë në historinë e festivalit të këngës europiane, një yll ndërkombëtar jo-konkurrues, Justin Timberlake, do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në Stokholm. Ai do të performojë këngën e tij më të re “Can’t stop the feeling”.

“Kjo është një mundësi fantastike, jemi shumë të lumtur që Justin Timberlake do të përformojë këngën e tij më të re në festivalin tonë. Akoma më i veçantë është fakti që kompozitorët suedezë me famë botërore Max Marin dhe Shellback, kanë shkruar gjithashtu këtë këngë të Justin”, thotë Sven Stojanovic, producenti i festivalit për vitin 2016.

“Jemi të lumtur të mirëpresim një nga artistët më të mëdhej në botë! Është një nder dhe frymëzim për të gjithë ne”, është shprehur Martin Österdahl, produenti ekzekutiv i festivalit për vitin 2016.

Muzikanti dhe aktori Justin Timberlake ka fituar nëntë çmine Grammy dhe katër çmime Emmy. Disa nga hitet e tij solo janë Cry me a River, Sexyback, Mirrors. Gjithashtu, ai ka luajtur dhe ne disa filma, ku më të njohurit janë The Social Network, Bad Teacher dhe Friends with Benefits. Tani ai do të performojë dhe në finalen e madhe të ditës së shtunë, më datë 14 Maj në oren 21:00.