KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Për herë të parë në Shqipëri vjen “Durrës International Opera Masterclass”
agim hushi, ardita bufaj, durres opera masterclass

Për herë të parë në Shqipëri vjen “Durrës International Opera Masterclass”

Për herë të parë në Shqipëri po mbahet këtë fundjavë “Durrës International Opera Masterclass”. Tenori i mirënjohur Agim Hushi nën shoqërimin e pianistes Ardita Bufaj do të zhvilojnë koncertin gala mbrëmjen e se dieles në sallën e teatrit Aleksandër Mosiu të qytetit të Durrësit. Para kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore tenori Hushi ëhstë shprehur se do të jenë artiste të shquar shqiptarë dhe të huaj nga Meksika dhe Italia që do të jenë pjesë e këtij koncerti. Tenori i mirënjohur shton se do të jenë të ftuar edhe studentë të telentuar të kantos për të bërë një ballafaqim të vlerave të tyre si dhe të shkollës vjeneze që ai përfaqëson prej vitesh.

Pianistja Ardita Bufaj ëhstë shprehur se ndihet e nderuar që merr pjesë në një koncert të tillë dhe puna me studentët pjesëmarrës në koncertin gala ka qenë e mrekullueshme, pasi ata studentë po hedhin hapa të sigurtë për të shkelur në skena të ndryshme të botës.

Koncerti Gala është mundësuar nën kujdesin personal të kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.