KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it
per-here-te-pare-nje-zyrtar-i-larte-kinez-eshte-zgjedhur-ne-krye-te-interpol-it

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it. Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë. Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit. Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi. Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984.