KRYEFAQJA » LAJME » Për presidencën e FIFA-s edhe një afrikanojugor
Kandidat FIFA

Për presidencën e FIFA-s edhe një afrikanojugor

Ish i burgosuri politik afrikanojugor Tokyo Sexwale, i mbyllur për 13 vite në burgun e Ishullit Roben ku ishte i burgosur edhe Nelson Mandela, me të cilin ishin shokë, ka hedhur kandidaturën për president të FIFA-s.

Ai e bëri vetë lajmërimin duke shpjeguar se tashmë ka marrë mbështetjen e Federatës së vendit të tij dhe të katër vendeve të tjera. Sexwale, 62 vjeç me një pasuri që shkon në 200 milionë dollarë falë investimeve frytdhënëse në sektorët e minierave dhe të energjisë, është kandidati i pestë për president të FIFA-s.