KRYEFAQJA » LAJME » Përcillet mes dhimbjes “Dëshmori i Atdheut”
Percillet Deshmori i Atdheut

Përcillet mes dhimbjes “Dëshmori i Atdheut”

Efektivit të FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra, i vrarë në krye të detyrës në Torovicë të Lezhës, i është dhënë të shtunën mes dhimbjes lamtumira e fundit. Familjarëve të tij u është dorëzuar “Medalja e artë e Shqiponjës” ndërsa është shpallur edhe “Dëshmor i Atdheut”. Ceremonia e përcjelljes është organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Ardian Kodra humbi jetën gjatë një aksioni për neutralizimin e një personi me probleme mendore. Ngjarja mjaft e dhimbshme, ka sjellë në kujtesë ngjarje të ngjashme, kur të sëmurët mendorë kanë marrë shumë jetë njerëzish. Vetëm kohët e fundit janë regjistruar disa të tilla, më e dhimbshmja ajo në Palasë, kur një i sëmurë mendor masakroi dhe gjymtoi me thikë nipin e tij 12 vjeçar. Aktualisht ka lindur një debat lidhur me trajtimin e personave që vuajnë nga çrregullimet mendore në klinikat e posaçme, por edhe kujdesi në familje.