KRYEFAQJA » LAJME » Përdorimi i telefonit bëhet burim për një aksident në Zonë Bërrylit në Tiranë
Përdorimi i telefonit bëhet burim për një aksident në rrugën e brrylit në Tiranë

Përdorimi i telefonit bëhet burim për një aksident në Zonë Bërrylit në Tiranë

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit është bërë shkak i një tjetër aksidenti në Tiranë. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të premte në Zonën e Bërrylit kur një makinë tip smart, ka përplasur një burrë të moshuar rreth 67 vjeç, i cili pasi kishte bërë pazarin po kalonte rrugën. Nga të dhënat e policisë në drejtim të mjetit ishte një vajzë 19 vjecare. Dëshmitarët okularë tregojnë se automjet duke e ecur me shpejtësi ka shkelur semaforin e më pas është përfshirë në aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë dhe një autoambulancë për të dërguar të moshuarin në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore. Aksidenti i së premtes ndodh pak ditë pas aksidentit fatal në zonën pranë Arkivit të Shtetit ku një 20 vjeçar masakroi me makinën e tij një grua e cila u sakrifikua për të shpëtuar fëmijët e saj.