KRYEFAQJA » LAJME » Përdoruesit e kanabisit, do t’u lejohet vetëm 3 gram
Përdoruesit e kanabisit, do t'u lejohet vetëm 3 gram

Përdoruesit e kanabisit, do t’u lejohet vetëm 3 gram

Autoritetet shqiptare po shikojnë mundësinë e heqjes së dënimit për personat që konsiderohen si përdorues të kanabisit. Prej kohësh të varurit nga kjo lëndë narkotike e kanë cilësuar të padrejtë faktin se ata kur kapen me sasi të vogla kanabisi dënohen njësoj si prodhuesit dhe trafikantët e drogave të ndryshme.  Burime pranë grupi të ekspertëve ligjorë që po përgatisin propozimin për ndryshimet e Kodit Penal, thanë për TVSH se sasia për përdorim vetjak mendohet të jetë deri në 3 gram. Propozim i hedhur së fundmi erdhi nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Por krahas heqjes së dënimit për personat në varësi nga kanabisi, pritet ashpërsimi i dënimit për prodhuesit dhe trafikuesit dhe kultivuesit e lëndëve narkotike. Çdo vit rreth 250 përdorues të lëndëve narkotike dalin brenda një viti përpara gjykatës së Tiranës marrin dënime të ndryshme si proodhues dhe shpërndarës të  lëndëve narkotike. Të prekur nga ky përcaktim janë edhe minorenët që sipas psikologëve mbeten “viktimat” kryesore të përdorimit të kanabisit.