KRYEFAQJA » LAJME » Përfaqësues të FMN-së u takuan sot me Kryetarin e Partisë Demokratike
Përfaqësues të FMN-së u takuan sot me Kryetarin e Partisë Demokratike

Përfaqësues të FMN-së u takuan sot me Kryetarin e Partisë Demokratike

Në takimin me përfaqësues të misionit të radhës së FMN-së, Kryedemokrati e konsideroi dramatike situatën ekonomike , pasojë sipas tij e politikave të gabuara të Qeverisë dhe korrupsionit të lartë .Edhe pse janë rritur taksat tha Basha, qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësim për rritjen e pakontrolluar sipas tij të borxhit publik, nga 62,7 % të prodhimit të brendshëm bruto në 2013-ten, në 72 deri 73 % që vlerësohet aktualisht . Basha foli për skemën korruptive të konçensioneve veçanërisht të shëndetësisë që i merr buxhetit të shtetit 350 milionë euro dhe të tenderave ,të cilat sikundër tha në 50 % të rasteve kryhen pa garë ,në rastet e tjera fitojnë ofertat më të larta ,të bëra nga një grusht oligarkësh tha ai pranë Kryeministrit . 2016-ta i tha Basha përfaqësuesve të FMN-së, shënon vitin me prodhimin më të madh të drogës në vendin tonë.