KRYEFAQJA » LAJME » Përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikës në një tryezë për reformën zgjedhore
Nishni: Zgjedhjet parlamentare më 18 qershor

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikës në një tryezë për reformën zgjedhore

Përfaqësues të shoqërisë civile e politikës kanë diskutuar sot në një tryezë për reformën zgjedhore. Në prag të diskutimeve politike në nivele parlmentare, përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar të formulojnë probleme që kanë shqetësuar zgjedhjet e fundit, e sidomos ato parlamentare. OSBE e ODIHR kanë konkluduar gjithmonë pas zgjedhjeve në vend se është i nevojshëm konsiderimi i probleme në vazhdimësi, që dalin nga proceset zgjedhore në Shqiperi. Së fundmi OSBE paralajmeroi në një intervistë për televizionin publik që diskutimet të mos bllokohen nga votimi elektronik ose jo, që në fakt ka filluar të fokusohet në qendër të problemeve që duhet të zgjidhë një reformë zgjedhore.