KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përfaqësuesit e shteteve të botës japin ndihma për Sirine
dejvid kameron

Përfaqësuesit e shteteve të botës japin ndihma për Sirine

Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka njoftuar se përfaqësuesit e shteteve të botës që u mblodhen në Londër për Konferencën e Donatorëve per Sirinë janë angazhuar të ofrojnë mbi 10 miliardë dollarë si ndihme për njerezit e prekur nga lufta në ate vend deri në vitin 2020. Gjate një konference për shtyp, Kameron deklaroi se donatorët mblodhen shumën më të lartë të ofruar brenda një dite punimesh në përgjigje të krizës humanitare, por kjo shumë nuk është zgjidhja e krizës në Siri. “Duam të shohim një proces të trazicionit politik”, u shpreh shefi i qeverisë britanike. “Mesazhi ynë drejtuar popullit sirian dhe rajonit është mëse i qartë: jemi me ju duke dhënë kontributin tonë për aq sa do të jetë e nevojshme”, theksoi kryeministri britanik.