KRYEFAQJA » LAJME » Përfundojnë votimet për Bashkinë e Dibrës, PS dhe PD deklarojnë fitoren
Përfundojnë votimet për Bashkinë e Dibrës, PS dhe PD deklarojnë fitoren

Përfundojnë votimet për Bashkinë e Dibrës, PS dhe PD deklarojnë fitoren

Në Dibër janë mbyllur votimet e parakohshme për kreun e ri të bashkisë. Dibranët kanë zgjedhur midis Muharrem Ramës të koalicionit të majtë dhe Sherefedin Shehut të koalicionit të djathtë. Nga rreth 57 mijë votues që u ftuan të votonin, thirrjes i janë përgjigjur 60 përqind e tyre njoftoi së fundi KQZ. Kjo është një rritje prej 3 për qind në krahasim me zgjedhjet lokale të një viti më parë.
Aktualisht kutitë e votimit po transportohen në qendrën e numërimit, ndërsa ka filluar trainimi i numëruesve të votave. Procesi pritet të fillojë para mesnatës, ndërsa rezultati do të dali të hënën pas dite thanë zyrtarë të KZAZ.
Partitë politike kanë ndjekur me intensitet nga afër situatën. Pas përfundimit të votimit përfaqësues të PS i kanë konsideruar zgjedhjet si shembullore dhe u kanë bërë thirrje zgjedhësve të presin në qetësi rezultatin, që sipas tyre janë në favor të kandidatit socialist.
Edhe përfaqësuesit e PD janë shprehur të sigurt në fitoren e të përzgjedhurit të tyre, ndonëse thonë ata janë shënuar incidente.