KRYEFAQJA » LAJME » Përfundojnë zgjedhjet në universitetet publike
Përfundojnë zgjedhjet në universitetet publike

Përfundojnë zgjedhjet në universitetet publike

Mediat në Tiranë kanë publikuar emrat e të zgjedhurve në universitetet publike, ndonëse rezultatet përfundimtare zyrtare do të duan edhe pak kohë të dalin. Ka rënë sy fitorja e Mynyr Konit për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. Zoti Koni mori nga stafi akademik rreth 200 vota më shumë se rivalja e tij Klodeta Dibra, ndonëse nuk janë numëruar tërësisht votat e studentëve. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të mbahet mend gjatë. Ai erdhi pas një përplasje gati një javore në distancë mes dy kandidatëve, ngjarje ku u përfshi edhe politika. PD në opozitë, veçmas ish kryeministri Berisha, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, se i kishin bërë presion zotit Koni, nëpërmjet personave tashmë në duart e drejtësisë, të dorëhiqej nga këto zgjedhje. Por qeveria dhe kryeministri i hodhën poshtë akuzat dhe thanë se PS nuk kishte mbështetur asnjë kandidat në këto zgjedhje.
Në procesin e votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj në univesitetet publike sipas Komisionit Institucional Zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje prej 98 për qind të stafit akademik dhe rreth 50 për qind e studentëve. Një pjesë e këtyre të fundit bojkotuan zgjedhjet. Ata thanë se e ndjenin veten të diskriminuar pasi kërkonin barazi vote me stafin akademik. Sipas ligjit vota e studentëve ndikon vetëm 10 për qind në zgjedhjet universitare.

Nga rezultatet e deritanishme fitues janë.

Andrea Maliqari – Universiteti Politeknik i Tiranës
Roland Zisi – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Ali Jashari – Universiteti “Fan Noli”, Korçë
Skënder Topi – Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan
Arben Gjata – Universiteti i Mjekësisë Tiranë
Adem Bekteshi – Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Kseanela Sotirovski – Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës