KRYEFAQJA » LAJME » Përfundon “Maratona e Tiranës”

Përfundon “Maratona e Tiranës”

Luiza Gega dhe Ilir Kellzi janë fituesit e vrapimit të “Maratonës së Tiranës”, një aktivitet që organizohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar. Ideatorë dhe organizatorë janë Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikës, që synojnë ta regjistrojë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Në vrapim morën pjesë 1200 vetë midis tyre edhe personalitete të njohura. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, u ngjit madje në podiumin e garës krahas atletes Luiza Gega fituese e disiplinës kryesore, gjysëmmaratonës prej 21 kilometrash.