KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përfundon rikonstruksioni i Liceut Artistik “Jordan Misja”
Përfundon rikonstruksioni i Liceut Artistik "Jordan Misja"

Përfundon rikonstruksioni i Liceut Artistik “Jordan Misja”

 

Pas disa muajsh punime intensive, ka përfunduar rikonstruksioni i ndërtesës së Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, ish-nxënës i kësaj shkolle, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se Liceu e ka detyrim të jetë qendër e ekselencës shqiptare. Rama tha se kjo është vetëm faza e parë e rikonstruksionit të Liceut, pasi është gati edhe kontraktimi i kompanisë për vazhdimin e punimeve në pjesën e mbetur të infrastrukturës siç është rikonstruksioni i sallës së re të koncerteve. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili u shpreh se vendi ecën përpara me punë konkrete.