KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përgatitjet për çmimet Oscar
Përgatitjet për çmimet Oscar

Përgatitjet për çmimet Oscar

Ndërsa po afron dita e shpërndarjeve të çmimeve Oscar, Hollivudi po vijon lojën e gjetjes se kush do të fitojë çmime gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në datën 28 shkurt. A është 2016-at viti kur Leonardo Di Caprio do të fitoje më në fund një Oscar për aktorin më të mirë protagonist në filmin “The Revenant”? A do të vlerësohet Silvester Stalone me rikthimin e tij ne rolin e stilit Rocky Balboa ne filmin “Creed”? Të gjitha këto përmbajnë një pasiguri mbi faktin se cili film do të shpallet më i miri. Nga tetë filmat e nominuar, katër janë më të predispozuarat për t’u vlerësuar: “Room”, “Brooklyn”, “Bridge of Spies” dhe “The Martian”.

Përveç Leos, për aktorin më të mirë protagonist janë nominuar edhe Bryan Cranston, Matt Damon, Michael Fassbender dhe Eddie Redmayne.

Për çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste” janë nominuar: Cate Blanchett, Carol Brie Larson, Jennifer Laërence, si dhe Charlotte Rampling. Vlen për t’u përmendur se në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër garon edhe filmi kosovar “Shok”, i cili është shikuar nga kritikët si pretendent kryesor për këtë çmim. Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.