KRYEFAQJA » LAJME » Përgjimet, Apeli shuan masën për policët e operacionales

Përgjimet, Apeli shuan masën për policët e operacionales

Gjykata e Apelit shfuqizon dhe masën e arrestit në shtëpi për dy drejtorët nga sektori i forcave operacionale të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, në lidhje me pajisjen e përgjimit Avokati mbrojtës tha se sipas këtij vendimi, oficerët Artion Duka, Ention Xhelilaj janë të lirë të rikthehen në detyrë.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Gjyqtari Metush Saraçi. Më 16 qershor po kjo gjykatë shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Tiranës për drejtorin e policisë së Shtetit Haki Çako, i cili e pezullonte nga detyra. Gjykata e Apelit çmoi se Gjykata e Shkallës së parë nuk ka vlerësuar siç duhet mungesën e rrethanave që të bëjnë të besosh se personi nën hetim mund të vërë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave.