KRYEFAQJA » LAJME » POLICIA ITALIANE, S’KA PËRGJIME, APARATURA ËSHTË E JONA

POLICIA ITALIANE, S’KA PËRGJIME, APARATURA ËSHTË E JONA

Polcia Italiane reagon ndaj akuzave të opozitës së policia shqiptare ka përdorur pajisje përgjimi për zyrtarë të lartë të shtetit.

Në letrën dërguar Prokurorit Llalla, drejtori i përgjithshëm i policisë Italiane Alesandro Panza, konfirmon atë që ministri i brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi ditë më parë se marrveshja për trajnim e policisë shqiptare për këtë pajisje, është firmosur në datë 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i punëve të brëndshme, sot Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Kreu i policisë italiane deklaron se pajisja i përket dhe është në zotërim të palës Italiane për qëllime trajnimi dhe jo përgjimi.

“Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes qeverisë së Republikës Italinane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palet të bashkëpunojnë, mes të tjerash, me aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj”- shkruhet në letër.

Më tej shpjegohet edhe fakti se, në 11 mars të viti 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete për trajnimin e policisë lokale.

“Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitete stërvitore të cilsuara, një autoveturë me një ekuipazh një aparature të quajtur “ IMISCATCHER”, model VORTEX i prodhuar nga kompania ERCOM, e instaluar në brëndësi të makinës.”

Panza mbyll kështu çdo debat në lidhje me përgjimin zanor apo me tekst mesazhe. Ky konfigurim i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurimin e trafikut të datave- thuhet në letër.

Policia italiane ka konfirmuar gjithashtu se pajisja nuk ka qëndruar për asnjë minutë në duar të kolegve të tyre.

“Aparatura trajnuese ka qënë gjithmonë në zotërim të operatorëve Italian dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse Italiane në Shqipëri, në brendësi të ambasadës Italiane në Tiranë. “

Prokuroria shqipare, po ashtu informohet se me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës. Policia italiane i kujton prokuroisë se në zbatim të marrveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrativ për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre.