KRYEFAQJA » LAJME » Përgjimi, Gjykata e Tiranës lë në arrestit shtëpiak dy punonjësit e policisë, Tahiri e konsideron qokë politike
Çështja IMSI Catcher, Gjykata e Tiranës lë në arrestit shtëpiak dy punonjësit e policisë

Përgjimi, Gjykata e Tiranës lë në arrestit shtëpiak dy punonjësit e policisë, Tahiri e konsideron qokë politike

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm mbajtjen në kushtet e arrestit shtëpiak për dy punonjësit e Drejtorisë Operacionale në Drejtorinë  e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët bashkë me ish drejtorin e përgjithshëm Haki Çako, janë vënë nën akuzën e shpërdorimit shpërdorimit të detyrës në lidhje me egzistencën e një paisjeje përgjimi  IMSI Catcher. Në nje seancë e cila ka zgjatur për më shumë se një orë, dy të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat në adresë të tyre. “S’kemi shkelur asnjë ligj. S’kemi bërë asnjë përgjim. S’kemi sjellë asnjë pasojë që të akuzohemi për shpërdorim detyre” mësohet të kenë deklaruar ata para gjykatës e cila megjithatë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj me arrest shtëpije ndaj tyre. Jashtë salle, avokati Theodhori Sollaku deklaroi se do të apelojë vendimin.

Duke reaguar për këtë vendim, ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se vendimi i dhënë nga gjykata është një qokë politike. Argumentet e gjykatësit janë qesharake, tha ai pasditen e të premtes në një deklarim për shtyp.