KRYEFAQJA » LAJME » Përgjim në zyrën e ministrit të brendshëm, prokuroria dhe SHKB-ja nisin hetimet
Përgjimi në zyrën e Tahirit, prokuroria dhe SHKB-ja nisin hetimet

Përgjim në zyrën e ministrit të brendshëm, prokuroria dhe SHKB-ja nisin hetimet

Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrin e Brendshme nisin hetimet për përgjimin e kreut të këtij dikasteri, Sajmir Tahiri. Sipas raportit të bërë në prokurori, në paradhomën e ministrit është gjetur një përgjues, Laboratori i kriminalistikës është ai që do të bëje dhe ekzaminimin e gjurmëve të gishtërinjëve që janë gjetur në pajisen ku është vendosur përgjuesi. Ekspertë thanë se përgjuesi ka patur kapacitete teknike të kufizuara, pasi rrezatimi i përgjimit nuk i kalonte 20 metra, Pas këtij hetimi pritet që oficerët e policisë gjyqësore të ekzaminojnë pajisjen e cila nga të dhënat paraprake dyshohet se kryente rolin e mbledhjes së informacionet dhe transmetohej në një pajisje që qëndronte pranë Ministrisë së Brendshme, në zonën e Gardës së Republikës. Ky hetim është i dyti i nisur pas atij për një pajisje të pretenduar nga Shërbimi Informativ Shtetëror në përdorim të Policisë tpër të përgjuar persona të tjerë përfshirë edhe zyrtarë.  Por ky pretendim është mohuar nga zyrtarë të policisë dhe vetë ministri Tahiri, ndërsa hetimet e akuzës prej dy javësh ende nuk kanë një rezultat.