KRYEFAQJA » LAJME » Përgjimi të mërkurën në Komisionin e Sigurisë
“IMSI-Catcher” kerkon komision hetimor

Përgjimi të mërkurën në Komisionin e Sigurisë

Krerët e katër institucioneve kryesore shqiptare pritet të japin sqarime të mërkurën paradite në Komisionin parlamentar të Sigurisë, lidhur me çshtjen e egzistencës së një paisjeje përgjimi që opozita thotë se është përdorur nga maxhoranca për përgjimin e kundërshtarëve të saj.
Duke filluar nga ora 10 kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, kryeprokurori Adritik Lalla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të komisionit.
Historia lindi javën e kaluar kur ish kryeministri Berisha lajmëroi në Fejsbuk se të paktën 375 persona, midis tyre politikanë, mabasadorë, pronarë mediash e gazetarë janë përgjuar nga kryeministri Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Por zoti Rama po në Fejsbuk shkruajti : “Hall i madh Reforma ne Drejtesi tani u behet edhe sikur i pergjojne! ‎VajMedetPD‬”.
Për këtë çështje ka patur komente dhe polemika të shumta të cilat pa dyshim pritet të vazhdojnë gjatë.