KRYEFAQJA » LAJME » Përkrahës të PD, shoqërisë civile dhe biznesit demonstrojnë forcë
Përkrahës të PD, shoqërisë civile dhe biznesit demonstrojnë forcë

Përkrahës të PD, shoqërisë civile dhe biznesit demonstrojnë forcë

Deputetë të PD, përkrahës të saj, anëtarë të shoqërisë civile dhe beznesmenë ndërmorën të hënën një aksion të dyfishtë. Fillimisht ata goditën Bashkinë me vezë e portokalle në shenjë proteste për rritjen deri në 10 herë të taksave vendore për disa biznese të miratuara prej saj në fund të dhjetorit. “Protesta ka për qëllim ti thotë jo arbitraritetit, antishtetit antiligjit po veprohet në formën e një bande. Do të ndalim jo vetëm ndërtimin tek liqeni një ndërtim korruptiv, por dhe të paligjshëm” tha këshilltari demokrat Leonard Olli.
Më pas tek Liqeni Artificial i Tiranës, protestuesit hoqën me forcë gardhin rrethues të një zone ku Bashkia parashikon të ndërtojë një park lojrash për fëmijë. Ata kanë marrë pjesë të gardhit dhe janë rikthyer për t’i vendosur para derës së Bashkisë së Tiranës. Deputeti demokrat Gerti Bogdani tha se protesta do vazhdojë deri sa bashkia të tërhiqet nga projekti i Liqenit Artificial.
Gjatë këtyre protestave policia ka qenë e pranishme në vendgjarje. Ka patur momente ku si protestuesit ashtu dhe policia kanë përdorur ndaj njëri-tjetrit forcën. Disa makineri të firmës ndërtuese janë shkatërruar nga protestuesit e zemëruar.