KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 1-vjetori i rënies së efektivit të RENEA-s Ibrahim BASHA
perkujtohet 1vjetori i renies se Ibrahim Bashes

Përkujtohet 1-vjetori i rënies së efektivit të RENEA-s Ibrahim BASHA

Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia përkujtimore në kuadër të 1 vjetorit të rënies në krye të detyrës në Lazarat, të efektivit të Komisariatit Special RENEA, Inspektor Ibrahim BASHA. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, shprehu dhimbjen dhe njëkohësisht nderimin për sakrificën dhe aktin sublim të Dëshmorit. Shembulli i tij na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për të cilin ai u sakrifikua, – u shpreh Çako.