KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 70 vjetori i incidentit në Kanalin e Korfuzit
incidenti i kanalit te korfuzit, perkujtohet, 70 vjetori, limani sarande

Përkujtohet 70 vjetori i incidentit në Kanalin e Korfuzit

Në 70 vjetorin e incidentit të Kanalit të Korfuzit, një grup organizatash të shoqërisë civile përkujtuan 45 ushtarakët britanikë që humbën jetën në këtë ngjarje. Përgjatë organizimit në një kënd homazh në limanin e Sarandës ishin vendosur kurora me lule ne emër të presidentit Bujar Nishani, ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, institucioneve publike, partive, politike, etj. Në shenjë përkujtimi për ushtarakët aleatë pjesmarrësit ne aktivitet hodhën lule në det, aty ku më 22 tetor 1946 ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit.

Në 22 tetor të vitit 1946 dy anije të flotës britanike ndërsa po lundronin në kanalin e Korfuzit një nga destrojet bie në një minë detare ku si pasojë humbën jetën 45 oficerë dhe marinarë dhe u plagosën 42 të tjerë.