KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet botimi i parë i revistës “Albania”
Përkujtohet botimi i parë i revistës “Albania”

Përkujtohet botimi i parë i revistës “Albania”

Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim botimi i parë i revistës “Albania”. Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, hodhi themelet e mendimit shqiptar në disa fusha. Revista trajtonte aspekte të historisë, letërsisë, gjuhësisë dhe aspekte të tjera të jetës shqiptare. Qëllimi i revistës “Albania”, ishte zgjimi i ndjenjës kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë. Kjo revistë e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, ishte një enciklopedi e vërtetë duke përfshirë një hapësirë të gjerë informacionesh. Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribune të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1910.